Edhe për herë të dytë dështon zgjedhja e presidentit në raundin e parë

Edhe për herë të dytë dështon zgjedhja e presidentit në raundin e parë

Edhe në raundin e dytë të votimit për presidentin e Republikës së Kosovës, nuk është arritur numri i nevojshëm që garanton zgjedhjen e presidentit, njofton Insajderi.

Gjatë votimit, ku kanë votuar gjithsej  79 deputetë, nuk është siguruar përsëri kuorumi i nevojshëm dhe si pasojë ka dështuar edhe përpjekja e dytë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në këtë raund të votimit duhet të kujtohet së nuk kanë marrë pjesë fare deputetët nga opozita, si nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe.

Nga radhët e AAK-së, ka marrë pjesë në procesin e votimit vetëm deputetja Albena Reshitaj./Insajderi.com