Edhe presidenti kundër Haradinajt

Edhe presidenti kundër Haradinajt

Pas kushëririt të Nasim Haradinajt, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli ka reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Presidenti ka dënuar gjuhën fyese të përdorur nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, që e quajti ambasadorin amerikan Greg Delawie “palaço” e më pas i dha edhe epitete të tjera sikurse “gangster” e “çoban”.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik, ku liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë. Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit, me të cilin kemi miqësi të përjetshme”, ka shkruar presidenti./Insajderi.com