Edhe pse nuk votoi presidenti Thaçi ka një urim për zgjedhjet e djeshme

Edhe pse nuk votoi presidenti Thaçi ka një urim për zgjedhjet e djeshme

Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka mundur ta kryej obligimin e tij qytetar për ta zgjedhur të parin e kryeqytetit.

Thaçi është duke qëndruar në Kanda, mirëpo përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka uruar për zgjedhjet që u mbajtën gjatë ditës së djeshme.

“Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi është shprehur se “Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë”.

Ndër tjersh ai nuk ka harruar edhe ta përshëndes kongresmenin amerikan që ishte për vizitë në Kosovë, Elit Engel.

“Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresmeni Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër demokracinë kosovare në veprim”, ka përfunduar shkrimin e tij presidenti Thaçi. /Insajderi.com