Edhe Radikali Boiken Abazi zbutë tonet: Nuk ka nevojë për hakmarrje mesjetare ndaj Serbisë

Edhe Radikali Boiken Abazi zbutë tonet: Nuk ka nevojë për hakmarrje mesjetare ndaj Serbisë

Njëri nga njerëzit me radikal brenda vetëvendosjes me qëndrimet e tij, Boiken Abazi, është zbutur fortë në raport me Serbinë.

Abazi që kishte gojën plotë kundër prodhimeve serbe e gjithçka që ishte e Serbisë, ka thënë se mund të vendoset drejtësi me Serbinë pa hakmarrje mesjetare, teksa është mundur të arsyetojë pranimin e 1 mijë testeve për Covid-19, nga dhuruara nga Serbia si donacion, shkruan Insajderi.

Postimi i plotë i Boiken Abazit:

Po të ishin përfaqësuesit e Lëvizjes pa parime e të pafytyrë, po të luanin të njëjtën lojë të pisët si regjimi i vjetër, do i kishin përsëritur pa pushim atyre që po ankohen për testet nga Serbia se janë “anti-amerikanë”, se po duan të na prishin marrëdhëniet me ShBA-të, m.q.s Ambasada është shprehur më herët se është dakord për importe nga Serbia në Kosovë pa reciprocitet.

Por ja që përfaqësuesit e Lëvizjes nuk janë të pafytyrë, nuk luajnë lojë të pisët, nuk përdorin formula dhe etiketa banale në llogaritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me aleatët tanë.

I kemi pranuar testet pa hequr reciprocitetin, pa i prishur marrëdhëniet me ShBA-të dhe pa i quajtur “anti-amerikanë” ata që po çirren kundër testeve.

Ja që mund të vendosësh drejtësi me Serbinë pa hakmarrje mesjetare, por me rregullat e shtetit modern dhe ligjit ndërkombëtar.  /Insajderi.com