Edhe Sami Kurteshi i VV-së votoi pro që vendimit të KQZ-së për diasporën

Edhe Sami Kurteshi i VV-së votoi pro që vendimit të KQZ-së për diasporën

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendimin për verifikimin e të gjithë votuesve nga diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë, njofton Insajderi

Në vendimin e KQZ-së, thuhet do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

Ky vendim u hodh në votim gjatë mbledhjes së sotme që pati KQZ, derisa me të njëjtin u pajtua edhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ngriti dorën, pas leximit të kësaj pike, të cilën e lexoi, kryetarja Valdete Daka.

Në anën tjetër, i njëjti vendim u kritikua nga deputetë të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e quajtën antikushtetuese.

Gjithashtu, në lidhje me këtë, edhe U.D e Presidentes, Vjosa Osmani i dërgoi një letër Dakës, në të cilën ndër të tjera shkruan se “vota s’mund të kushtëzohet me një telefonatë”./Insajderi.com