Pas 9 orësh, ka përfunduar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Kryetari i këtij Komisioni, deputeti Xhelal Sfeçla tha se ka edhe persona të tjerë të cilët priten të intervistohen.
“Në mesin e tyre është edhe drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni”, tha deputeti i Vetëvendosjes.
Shpend Maxhuni në kohën e deportimit të 6 shtetasve turq ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, pozitë nga e cila është shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj pikërisht për aferën e “gylenistëve”.
Më pas, Maxhuni është emëruar në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi./kallxo.com/