Edhe shtatë viktima dhe 165 të infektuar në Maqedoninë Veriore

Edhe shtatë viktima dhe 165 të infektuar në Maqedoninë Veriore

Edhe shtatë viktima të tjera në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Përveç shtatë të vdekurve janë regjistruar edhe 165 të infektuar, ndërsa janë shëruar 128 veta.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, ndërsa numër i madh i rasteve është regjistruar edhe në Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Shtip dhe Ohër.

Në Shkup për herë të parë numri i të shëruar është më i madh se numri i të infektuarve, përkatësisht 71 të infektuar dhe 97 të shëruar./Insajderi.com