Edhe sonte Prishtina ka ajër të ndotur e të pashëndetshëm.

Edhe sonte Prishtina ka ajër të ndotur e të pashëndetshëm.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit del të jetë 104.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.