
Të martën në Kosovë do të vazhdojë moti i ndryshueshëm e që do të përcillet me shi e shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në këtë javë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjell me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 grade Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com