Edhe sot moti i vranët dhe me reshje shiu

Edhe sot moti i vranët dhe me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe jostabil pritet të mbajë këtë të diel në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, përpos rrezeve të pakta të diellit, do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com