Edhe sot temperatura të larta

Edhe sot temperatura të larta

Në Kosovë edhe sot do të mbizotërojë mot i nxehtë.

Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-35 gradë celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-18m/s.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur që nga e mërkura do të ketë ndryshime meteorologjike të cilat do të rezultohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. /Insajderi.com/