Edhe SPAK-u kërkon mbeshteje shtesë financiare nga Qeveria

Edhe SPAK-u kërkon mbeshteje shtesë financiare nga Qeveria

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka përshëndetur mbështetjen financiare të Qeverisë Hoti për mjekët, policët dhe për punëtoret e arsimit, njofton Insajderi.

Por, përmes një komunikate për medie, Sindikata ka kërkuar që në këtë marrëveshje të merren parasysh edhe të punësuarit në Institucione publike dhe shërbyesit civilë.

“Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës beson që krahas kësaj mbështetje të qëlluar dhe të domosdoshme nga ana e Qeverisë duhet pas parasysh edhe një numër të konsideruar të punësuarve në Institucionet publike, Shërbyesit Civil të cilët në vazhdimësi kanë qenë dhe janë në krye të detyrës në ketë kohe të pandemisë Covid-19. Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kërkon nga kryeministri Hoti që në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën pako financiare të përfshihen edhe Shërbyesit Civil të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë të obliguar të lajmërohen në vendet e tyre të punës, me theks te veçante Inspektorët ne nivel qendror dhe atë lokal, të punësuarit në QPS, Ofiqarët , punëtorët teknik, rojet e pyllit , Zjarrfikësit të punësuarit qendrat operative në kuadër të sektorit të Emergjencës dhe të tjerë shërbyes sipas punës dhe angazhimit të tyre”, thuhet në komunikatë.

Sipas SPAK-ut, mospërfshirja e tyre në pakon emergjente është e papranueshme.

“Mosperfshirja e këtyre kategorive në pakon emergjente për SPAK-un, është e papranueshme, andaj Kryeministër reflekto sepse edhe këto kategori kanë të drejtë të protestojnë”, theksohet në komunikatë./Insajderi.com