
Edhe tetë raste të reja kanë dal pozitiv me koronavirus, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Gjatë ditës janë bërë 79 teste ndërsa, tetë prej tyre kanë dalë pozitiv.
Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë.
Njoftimi i Arben Vitisë:
Të dashur qytetarë,
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.
Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.
Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.👏👏👏
T’i ndihmojmë personelit shëndetësor🙏
QËNDRONI NË SHTËPI!
MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim! /Insajderi.com