Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit, si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.
Ndërsa sot në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njësinë Intensive në objektin e Mjekësisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.
Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë të të hospitalizuar 97 pacientë me Covid- 19 pozitiv, si dhe një pacient është në pritje të rezultatit të testimit.
45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 pacientë: 2 pacientë janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 3 pacientë janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.
Sot lirohet 1 pacient Covid pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi./Insajderi.com