Edhe “Trepçës” i bllokohen llogaritë bankare për shkak të borxhit

Veç shtatë mijë euro borxh ka mjaftuar që ndërmarrjes “Trepça” t’i bllokohen xhirollogaritë. Kryeshefi i ndërmarrjes, Hysen Vrajolli, ka thënë se shumë shpejt pritet t’i paguajnë borxhet dhe të zhbllokohen kontot.

Edhe “Trepçës” i bllokohen llogaritë bankare për shkak të borxhit

Njëjtë sikur Telekomit të Kosovës edhe ndërmarrjes “Trepça” i janë bllokuar llogaritë bankare.

Deri tek bllokimi i xhirollogarive ka ardhur për shkak të pamundësisë së pagesës së borxhit ndaj furnitorëve.

Bllokimin e xhirollogarive e ka konfirmuar për portalin Koha, kryeshefi i ndërmarrjes, Hysen Vrajolli

Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh rreth mijë euro që iu kanë furnitorëve. Por, ka thënë se pritet që për disa ditë të paguajënë këtë borxh dhe të zhbllokohen llogaritë.

Qeveria Hoti ditë ma parë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të Trepçës. Në këtë bord janë emëruar Sylejman Hyseni kryesues, kurse anëtarë Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe Safet Sadiku.

Qeveria më 11 korrik kishte hapur konkurse për borde të 11 ndërmarrjeve publike. Shumica e këtyre ndërmarrjeve kanë borde të përkohshme që ishin emëruar nga Qeveria Kurti pas shkarkimit të disa bordeve të ndërmarrjeve publike./Insajderi.com