
Pas situatës së re, të krijuar nga ngritja e aktakuzës për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, është shtyrë takimi në Uashington dhe për këtë ka njoftuar edhe zyra e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi.
Zyra e Vuçiq-it i ka treguar agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, se Vuçiq ka biseduar në telefon me Richard Grenell, emisarin amerikan për dialogun Kosovë Serbi dhe janë pajtuar që ta shtynë takimin për një datë tjetër.
Të njëjtën gjë e ka njoftuar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, se takimi do të shtyhet, porse ka thënë se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë.
Ende nuk dihet se tash pas pamundësisë së Thaçit për të udhëtuar për në Uashington nga kush do të përbëhet ekipi i Kosovës./Insajderi.com