Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në një vizitë dy ditore në Kosovë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot përfundon vizitën e tij zyrtare në Kosovë pasi u takua me liderët shtetëror dhe partiak.
Në mes të orës 13 dhe 14:00 Rama pritet të mbajë një konferëncë për media ku do t’i drejtohet popullit të Kosovës.
Rama ka thënë se në Kosovë ka ardhur për të mësuar më shumë rreth aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Kryeministri Rama ende nuk është takuar me, Ramush Haradinajn me të cilin po përballet në gjykatë për shkak se Rama ka ngritur padi ndaj Haradinajt për shpifje. Ky takim është i diskutueshëm nëse do të ndodhë. /Insajderi.com/