Kryeministri Edi Rama me tone të ashpra i ka kthyer përgjigje kritikëve për masat që po merr Shqipëria për t’u përkujdesur nga të prekurit e tërmetit.
Në një intervistë për Top Channel, Rama tha pa modesti se akomodimi i familjeve në hotele ishte një ide e tij e padëgjuar më parë. Më tej, kreu i qeverisë zbuloi edhe varësinë e tij, e cila ishte celulari.
“Kjo është një zgjidhje ideale që nuk i ka shkuar mendja njeriu. Më shkoi mendja mua dhe ja ku është. S’do keni më mundësi të bëni lajme të rremë. Disa nuk e di ça kanë por nuk u del e keqja. Ne do e heqim problemin e akomodimit. Po e përsëris shpesh po ndonjëherë më rrotullohet truri nga pagjumsia. Në makinë kam të vetmen drogë që më ka kapur mua që është kjo mrroklla këtu. Kjo është droga ime që nuk e po e heq dot”, tha Rama.