Edi Rama: Kemi siguruar një milion vaksina anti-COVID

Edi Rama: Kemi siguruar një milion vaksina anti-COVID

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kanë siguruar një milionë vaksina anti-COVID.

Madje, deklaroi se sot do të vinë 192 mijë doza, njofton Insajderi.

“Kemi siguruar një milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milion doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas”.

Kreu i ekzekutivit, ka publikuar një video në Facebook, me mbi-shkrim, “mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”

Nuk dihet ende se vaksinat e cilës kompani janë.

Rama, iu kishte bërë thirrje stafit shëndetësorë në Kosovë që të vaksinohen në Kukës.

E Kosova ende nuk e ka siguruar as një dozë vaksinash anti-COVID. /Insajderi.com