Edi Rama merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Edi Rama merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID’19, sot në qendrën për vaksinim, njofton Insajderi.

Në një video-live të publikuar nga vetë kreu i Qeverisë shqiptare, Rama shihet se është ndër të parëtqë merr vaksinën kundër Coronavirusit në Shqipëri, e cila filloi të shpërndahej nga sot.

Pas formularit të mbushur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, Rama mori këtë dozë të vaksinës në stadiumin “Air Albania”, ku edhe ka filluar procedura për vaksinim.

Gjatë ditës së sotme Rama tha se një pjesë të vaksinave të siguruara do të shkojnë për Kosovën.

Ai theksoi se Kosova është lidhur me kompaninë e COVAX, por përsëri Shqipëria do të jetë në krah të saj, sado numër të paktë të kemi.

“Nuk jemi të fortë, nuk i kemi të gjitha dozat por edhe po t’i kishim nuk mund t’i bëjmë për një ditë. Këto që kemi një pjesë sado të vogël do t’ia çojmë Kosovës . Nuk jemi në kushtet që mund ta harrojmë se në radhë të parë jemi njerëz dhe në radhë të parë është solidariteti. Në këtë situatë kemi bërë më të mirën. Kosova është me COVAX por nuk dihet se kur do të fillojë, por jemi të detyruar t’ia qajmë hallin. Për sa i përket çdoganimit, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer për shkak të gjitha hapave që duheshin ndjekur sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. Unë dua ta falënderoj atë vend por ka kërkuar konfidencialitet”, tha Rama. /Insajderi.com