Edi Rama në Turqi për vizitë dy ditore

Edi Rama në Turqi për vizitë dy ditore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur për një vizitë dy ditore në Turqi, njofton Insajderi.

Vetë kryeministri shqiptar, ka treguar për këtë vizitë, teksa ka treguar për temat që do t’i diskutojë atje.

“Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kundërshtarë të Ramës kanë akuzuar atë për “lidhje të ngushta” me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan. /Insajderi.com