‘Edi Rama nuk lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës’

‘Edi Rama nuk lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës’

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kosovë, në kremtimin e 11-vjetorit të Pavarësisë. Por përveç injorimit që iu bë nga kryeministri Ramush Haradinaj, duke mos i dhënë dorën, edhe në Kuvendin e Kosovës ka qenë një “i ftuar i parëndësishëm”.

Kjo gjë konfirmohet nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili citon si gjithmonë qytetarin digjital.

“Një dackë e merituar ndaj argatit të Beogradit në Tiranë! Dështon përpjekja e Zografit Bis për të përdhosur festën e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk ju lejua të flase në parlamentin e Kosoves”, shkruan Berisha në Facebook.