Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur fitoren në zgjedhjet e së dielës, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook , Rama ka njoftuar se festa do të organizohet në sheshin ‘Skëndebej’ në orën 18:00.
Kreu i Partisë Socialiste ka ftuar të gjithë mbështetësit e tij, si patronazhistë, koordinator, drejtues të qarqeve, deputetë si dhe të gjithë ata që dëshirojnë të festojnë më të.
“Sot në 18.00, në sheshin ‘Skënderbej’, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, ka shkruar Rama.
Më 25 prill janë mbajtur zgjedhjet në Shqipëri për ta zgjedhur ligjistraturën e re që do të qeverisë në katër vitet e ardhshme, ndërsa fituesi i zgjedhjeve nuk dihet ende./Insajderi.com.
Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores❤️
#PS12🌹#Fitore💪 #Kampionë
Posted by Edi Rama on Tuesday, 27 April 2021