
Kryeministri Edi Rama njofton se sot do të largohet në Londër për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.
Ai duke injoruar Kosovën që në kohën e tragjedisë nga termeti nuk ka kursyer asgjë për të prekurit nga termeti, duke njoftuar se pas samitit të Natos do të shkojë në Itali.
“Miqtë e mi, detyra ma kërkon të largohem sot drejt Londrës për samitin e NATO-s. S’do jem mes jush sot dhe nesër. Me të mbaruar samiti, nesër pasdite do të fluturoj për Tiranë, por me një ndalesë në Romë. Ku do të jem në emisionin “Porta a Porta” për situatën dhe do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia”.
“Me të mbaruar do të kthehem menjëherë natën, për mbledhjen e zakonshme të orës 07:00 të qeverisë, (s’është më e jashtëzakonshme), dhe për seancën e rëndësishme në parlament, ku do të kalojmë buxhetin për tërmetin. Padiskutim që samitin e NATO-s do e shfrytëzoj sa më shumë për ju. Asnjë merak për 24 orët se do të jemi në komunikim. Në terren do të vijojë gjithçka siç duhet. Më keni parë, mua, por edhe ministra, zv.ministrat, etj, s’do të bëja dot kurrë as çerekun e tyre. Valët e tërmetit shyqyr janë qetësuar, dhe dëmet psikologjike kanë ikur. Hotelet do të mikpresin deri në nevojtarin e fundit, ata të zonave urbane, ndërsa ata të zonave rurale do t’i pajisim me çadra. Më falni të gjithë ata që s’janë sistemuar akoma, ne s’po rrimë duarkryq, nuk po flemë”, tha Rama.