Rama uron ditën e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të UÇK-së

Rama uron ditën e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar ditën e çlirimit të Prishtinës duke publikuar një fotografi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.

“22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Sot bëhen 22 vjet që kur forcat ushtarake e paramilitare serbe u larguan nga Kosova, duke shënuar kështu përfundimin e luftës. Ushtria serbe u dorëzua pas bombardimeve të NATO-s që, duke u detyruar të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë./Insajderi.com