Edi Rama uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor

Edi Rama uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sipas të dhënave të deritashme të KQZ-së është partia fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Rama ka uruar që populli i Kosovës rë mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com