Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.
Ai pritet që të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Nuk është konfirmuar ende nëse ai do të jetë i pranishëm në sallën e kuvendit, aty ku në orën 11 pritet të bëhet betimi i Hashim Thaçit si president i vendit.
Nesër në Kosovë pritet të vijë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani./Insajderi.com