Edita Tahiri përplaset me Hotin e Mustafën

Edita Tahiri përplaset me Hotin e Mustafën

Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri ka kërkuar alokimin e mjeteve për zyrat e gjendjes civile në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq.

Ajo këtë kërkesë e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë me ç`rast akuzoi ministrin në detyrë të Financave , Avdullah Hotin se nuk po ndan mjete për zbatimin e marrëveshjeve për tabelat e veturave, njofton Klan Kosova.

Për të njëjtën çështje, Tahiri është përplasur verbalisht edhe me kryeminstrin në largim, Isa Mustafa.