Efekti i karantinës- Rrahën mes vete dy femra në Podujevë

Efekti i karantinës- Rrahën mes vete dy femra në Podujevë

Dy femra të një familjeje në Podujevë janë rrahur mes vete gjatë ditës së djeshme.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se njëra prej viktimave ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Insajderi.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e policisë./Insajderi.com