Egjiptianët premtojnë votën për qeverinë dhe presidentin

Egjiptianët premtojnë votën për qeverinë dhe presidentin

Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Kosovë kanë premtuar votën e tyre për formimin e institucioneve të reja, përcjell Insajderi.

Elbert Krasniqin nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës IRDK, nga komuniteti egjiptian, ka thënë para mediave se do të votojnë pro formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit.

Këto premtime Krasniqi i ka bërë pas takimit me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, kandidaten për presidente nga Lista “Guxo”, Vjosa Osmani si dhe kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Diskutuam për hapat e tjerë për formimin e institucioneve. Vota jonë do të jetë votë për formimin e Qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, ka thënë ai.

Gjatë së martës, Osmani e Kurti kanë takuar edhe përfaqësues të komunitetit turk dhe boshnjak në Kosovë.

Ndërsa, një ditë më parë (të hënën), ata kanë takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj./Insajderi.com