Për shkak të masave izoluese e kufizuese me tentim ndalimin e përhapjes së COVID-19 dhe mosardhjen e Diasporës këtë verë, ekonomia e Kosovës do pësojë rënie. Kështu thotë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.
Kosova do të ketë rënie ekonomike prej 7.2 për qind në vitin 2020, kanë thënë zyrtarë nga Banka Qendrore e Kosovës, njofton Insajderi.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka përmendur shkaqet kryesore që bashkë me pandeminë kanë ndikuar që të ketë rënie ekonomike kaq të madhe.
“Ekonomia do të shënojë rënie 7.2%. Shkaktarët lidhen me masat e ndërmarra që ndikuan negativisht në nivelin e investimeve. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesave agrare është rënia e vizitave nga diaspora”.
“Kur jemi te diaspora një prej faktorëve që ka zbutur pandeminë janë remitencat që vazhdojnë të vijnë nga diaspora”, shtoi Mehmeti./Insajderi.com