Ekskavatori rrëshqet nga kamioni dhe bllokon rrugën në Prishtinë

Ekskavatori rrëshqet nga kamioni dhe bllokon rrugën në Prishtinë

Një aksident trafiku është shkaktuar mëngjesin e së enjtes, rreth orës 08:40, në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.

Një ekskavator ka rrëshqitur nga kamioni transportues dhe ka bllokuar rrugën.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, për të mundësuar qarkullimin dhe rregulluar trafikun. Ndaj transportuesit është shqiptuar masa administrative për mos sigurimin e ngarkesës, përderisa po pritet mjeti për tërheqjen e ekskavatorit nga rruga”, ka thënë ai./Insajderi.com

No description available.

No description available.