Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin

Gazeta Insajderi ka siguruar një letër që Albin Kurti ia ka dërguar Vjosa Osmanit. Në të tregohet për një marrëveshje të fshehtë që Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013. Atë botë nga pozita e kryeministrit ai i barti KFOR-it të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhëshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar – kështu Presidenti rrezikon shkarkimin.

Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin

Kryeministri Albin Kurti ia ka dërgur dje një letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit – aty ajo është njoftuar për një marrëveshje të fshehtë që presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013.

Përmes kësaj marrëveshje kryeminsitri i atëhershëm Hashim Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhëshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar.

Marrëveshja e ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet ish-kryeminsitrit Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Andres Fogo Rasmussen, shkruan Insajderi.

“Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 13 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtëquajtura “Marrëveshja e Brukselit” e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në letrën e Kurtit për Osmanin të siguruar nga Insajderi.

“Ajo që dëshmon letërshkëmbimin Thaçi-Rasmussen pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit”.

“Pasi e pranova zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Republikës së Kryeministrit, i kërkova stafit të zyrës të kryeministrit që pa vonesë ta analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshje sekrete si dhe implikimet e saj kushtetuese përkatësisht në lidhje më kërkesat kushtetuese të përcaktuara me Nenin 20 (bartja e sovranitetit) Neni 18 (ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare) dhe Neni 91 (shkarkimi i Presidentiti)”, thuhet tutje në letrën e siguruar nga Insajderi.

“Për t’iu shmangur çdo keqkuptim të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj. Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-së për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës, se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, thotë tutje Kurti në letrën e siguruar nga Insajderi.

Ai thotë si kryeminsitër, por edhe si qytetar nuk mund ta tolerojë këtë gjendje.

“Mirëpo, kur presidenti i vendit, gjatë kohës kur ishte kreministër, bart kompetenca sovrane të Republikës së Kosovës te një organizatë ndërkombëtare përmes një marrëveshje sekrete, pa e njoftuar Kuvendin dhe në shpërfillje të plotë të kërkesave të qarta të Kushtetutës, kjo është gjendja qe nuk mund të toleroj, as si kryeminstër, as si qytetar i Republikës së Kosovës”./Insajderi.com