![Ekskluzive| Biseda e inspektorit të ATK-së me biznesmenin kosovar për ryshfet](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/12/80344988_732753343912754_6309905233883430912_n-1-730x440.jpg)
InDoks ka siguruar një bisedë mes një inspektori të Administratës Tatimore të Kosovës( ATK) dhe një biznesmeni.
Biseda është e gjatë plotë 45 minuta. Në këtë muhabet ka edhe ryshfet direkt. Disa mijëra euro.
Ky audio-incizim ka të bëjë me një biznesmen që kishte telashe me ATK-në, pasi iu morën disa mijëra euro nga një inspektor i po këtij institucioni. Inspektori i kërkon që paratë t’i kthehen, pasi ai nuk ka mundur që të kryj punë.
Audio-incizimin e plotë mund ta dëgjoni KËTU.
Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit.
Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/InsajderiInDoks