Ekskluzive| Biseda e inspektorit të ATK-së me biznesmenin kosovar për ryshfet

Ekskluzive| Biseda e inspektorit të ATK-së me biznesmenin kosovar për ryshfet

InDoks ka siguruar një bisedë mes një inspektori të Administratës Tatimore të Kosovës( ATK) dhe një biznesmeni.

Biseda është e gjatë plotë 45 minuta. Në këtë muhabet ka edhe ryshfet direkt. Disa mijëra euro.

Ky audio-incizim ka të bëjë me një biznesmen që kishte telashe me ATK-në, pasi iu morën disa mijëra euro nga një inspektor i po këtij institucioni. Inspektori i kërkon që paratë t’i kthehen, pasi ai nuk ka mundur që të kryj punë.

Audio-incizimin e plotë mund ta dëgjoni KËTU.

Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit.

Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/InsajderiInDoks