Biseda interesante në mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit dhe Dardan Molliqajt, janë zhvilluar dje gjatë seancës, para se të votohej projekt buxheti. Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin.
KosovaPress ka arritur të incizojë këto biseda të cilat zhvilloheshin në mes Dardan Molliqajt, Pal Lekajt e Bilall Sherifit.
Biseda kishte edhe në mes të grupit të Partisë Socialdemokratike, ku kryetari Shpend Ahmeti u trengonte se çka të flasin.
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj shkëmbenin mesazhe në telefon me Molliqajn, duke u dakorduar kështu për votimin e projektligjit për buxhet.
“A jeni marrë vesh për buxhet? Jo. D.m.th nuk kalon”, i thoshte Bilall Sherifi deputetit Dardan Molliqajt. Sherifi më vonë e pyeste sërish Molliqajn nëse është kryer, ndërsa ky i fundit i thotë ‘po’’.
Dardanit i shkruante edhe ministri Lekaj, duke i kërkuar që ta mbaj premtimi.
“Dardan, duhet mu taku, premtimin që e ke dhonë duhet me respektu, me duhet me konë prezent”, i shkruante Molliqajt, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
“Pasi të votohet”, vazhdonte Molliqaj.
Derisa flisnin në grupin e PSD-së, Shpend Ahmeti i pyeste deputetët se a po kërkojnë kuorum apo edhe votat për projektligjin. Kurse, Dardan Sejdiu i thoshte se VV dhe LDK janë mobilizuar dhe PSD-ja duhet votuar për, përndryshe bie.
Kurse, Shpend Ahmeti vazhdonte të shkruante në grup Dardan Sejdiut.
“Në qoftë se ka hapësirë e kisha shtuar edhe pjesën që po ta lenim buxhetin në leximin e parë në fatin e listës serbe, do të rrezikoheshin edhe taksa edhe veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë në Kosovë në muajt e fundit, diçka qeshtu..qysh tha Kadrija në takim veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”. Kurse, Molliqaj e pyet se çka kanë borxh.
Molliqaj vazhdoi bisedën edhe me deputetin Frashër Krasniqin, duke e pyetur se pse është larguar nga grupi i PSD-së.
“Unë kam dal se s’jam t’u deshtë ma me u merr me politikë, përveç kur muj me iu ndihmu diçka pa u përfshi fort si shok “, ka shkruar Frashër Krasniqi. E derisa Molliqaj e pyet për dikë tjetër, Krasniqi ia kthen se nuk e di nëse është larguar, duke i rekomanduar që ta pyet drejtpërdrejt atë.
Krasniqi vazhdon sërish të shkruaj.
“Veç kaja n….qysh kemi ditë me i largu do njerëz që megjithatë kanë pas vullnet, entuziazëm e besim e kemi mujt me llogarit në ta tepër shumë…. është dëm edhe për parti tek e fundit se nuk është që keni bërë najsen. Se kam personale me ty, e di që je mundu me na ndihmu tepër “, ka shkruar ai.
Më poshtë po iu sjellim fotografi dhe video të këtyre bisedave.