
Një qytetar i Gjakovës ishte ndaluar për parregullsi në trafik. Por, mënyra se si ai trajtohet pas ndalimit, derisa i njëjti as nuk e kundërshton ndalimin e as policët.
Pos inspektoratit policor, është edhe një organizatë joqeveritare që merret edhe me rastet kur policët tejkalojnë kompetencat e tyre e përfundojnë në dhunë. Alban Muriqi nga Qendra Kosovare për të Mbijetuarit e Torturës, ka folur për fenomenin e dhunës ndaj qytetarëve.
“ Viteve të fundit kemi disa raste, janë shqetësusese që dëshmojnë për një problem mes sjelleve të policisë deri i arreston i ndalon personat që ndiqen për veprat penale, jo vetëm për situatë por edhe gjatë protestave si rasti në Shtime nga video incizimet persnat pa ndonje rezistencë pa ndonjë sjellje aggressive ndonjë sulm apo çka do. Policia sillen në mënyrë brutale me grushtime me shtrengime që janë sjellje absolutisht të pa pranushme”.
InDoks në këtë dokumentar do të sjell raste që nuk i ka parë publiku deri tash. Edhe do të rikujtojë skenat kur policët, edhe në mënyrë masive treguan se sa mund të jenë të dhunshëm. Edhe zbulohen të dhëna shqetësuese për numrin e policëve që janë nën hetime/InsajderiInDoks