Ekskluzive: Ky është biznesmeni që është viktimë e grupit të Currit

Ekskluzive: Ky është biznesmeni që është viktimë e grupit të Currit

Gazeta Insajderi merr vesh nga burimet e saj se biznesmeni, Faton Dalladaku është viktimë e grupit të mafiozit Curri, që është i përbërë nga, Ilir Bojkun, Adil Thaqi, Mentor Maqani, Rrahim Hashimi, Ekrem Lika dhe Zekë Jasiqi.

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar në mëngjesin e sotëm nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “fajde” dhe “detyrim”, ndërsa dy prej tyre janë në arrati, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

Krimet e mafiozit, Ismet Osmani, i njohur me nofkën Curri, dyshohet se peshojnë mbi 6 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku pas përfundimit të operacionit të sotëm policorë, Curri me shokë kishte përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro.

“Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Curri njihet si njëri nga mafiozët nga Mitrovica ku veprimtarin e tij prej banditi e zhvillon në Republikën Çeke. /Insajderi.com