Episodi i ri i “n’Shënjestrës” pasqyron një sërë veprimesh kriminale që kanë ndodhur në Veriun e Kosovës gjatë këtyre viteve.
Por, krimi këtu nuk është etnik – kur është në pyetje përfitimi, grupet kriminale harrojnë nacionalitetin dhe bëhen bashkë.
Me emra dhe pamje, video dhe dokumente që shpalosin taktikat e kriminelëve dhe dështimin e Prokurorisë dhe gjykatave për mosndëshkimin e tyre pavarësisht fakteve të mjaftueshme të Policisë e Doganës së Kosovës.
Sigurisht, grupet kriminale do ta kishin problem të kontrabandonin pa ndihmën e partnerëve të tyre në krim; qoftë serbë apo shqiptarë.
“Janë të fortit e Veriut”, përfitimi material e hedh në plan të dytë politikën e historinë.
Sonte, me fillim në orën 19:00, në Shqip.com dhe në faqen zyrtare të mediumit në Facebook e Youtube vjen dokumentari i pestë në kuadër të “Shënjestrës” – Veriu Toka e askujt, krimi i të gjithëve – këta janë “të fortit” e Veriut.
Shikoni të gjithë dokumentarët nga Shqip.com n’Shënjestër.