Ekskluzive: SHBA përkrah Qeverinë për transformimin e FSK-së

Ekskluzive: SHBA përkrah Qeverinë për transformimin e FSK-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkrahin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve në ligje që i ka iniciuar Qeveria e Kosovës.

Kryeministri, Ramush Haradinaj dje ka pasur një takim me Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, dhe transformimi i FSK-së ka qenë një nga temat e trajtuara.

Një burim i Insjaderit, pas përfundimit të takimit ka bërë të ditur se “Shtetet e Bashkuara janë në pajtueshmëri të plotë dhe kanë përkrahje për rrugën që e është nisur për transformimin e FSK-së, pas vendimeve të Qeverisë të miratuara këtë muaj “.

Tentime qe FSK-ja të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës ka pasur edhe më herët, por kanë qenë të pasuksesshme.

Më herët, nga zyrtarë të SHBA-së, vendeve perëndimore dhe NATO-s është thënë se ndryshimi i mandatit të FSK-së duhet të bëhet me ndryshim të Kushtetutës.

I njëjti burim i Insjaderit, lidhur me këtë temë pohoi se “detajet do të bëhen publike në kohën e duhur, nga zyrtarët e Kosovës, të cilët janë koordinim me Departamentin e Mbrojtjes”. /Insajderi.com