Ekspertë nga Suedia trajnojnë stafin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve

Ekspertë nga Suedia trajnojnë stafin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve

Ka përfunduar me sukses punëtoria njëjavore e urodinamikës, uroterapisë dhe trajtimit endoskopik të refluksitveziko-urinar të fëmijëve, e cila ka zgjatur nga data 9 tetor deri më 13 tetor në Klinikën e Kirurgjiës Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

QKUK njofton se ekspertët nga Universiteti i Linkopingut nga Suedia, Sven Mattson, Anders Spanberg,  Peder Drott, së bashku me ekipin vendor të urodinamikës nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve kanë mbajtur punëtorinë praktike me kontrolle dhe vizita me pacientë. Gjatë kësaj jave kanë vizituar dhe trajtuar 50 fëmijë me çrregullime të fshikëzës urinare.

Bëhet e ditur se janë realizuar ekzaminime urodinamike të nivelit të parë dhe ekzaminime cistometrike, trajtime uroterapiste, cistoskopi dhe trajtime endoskopike të refluksitveziko-ureteral. Janë ekzaminuar edhe shume fëmijë tjerë me anomali kongjenitale të traktit urinar.

QKUK njofton se bashkëpunimi me ekipin suedez nga Linkshoping do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm me synim që të fillohet edhe një projekt i ri bashkëpunimi në fushën e kujdesit emergjent dhe intenziv në pediatri, përgatitje këto për funksionalizimin e Spitali të Fëmijëve që pritet të ndërtohet brenda dy vitesh si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ekipin mjekësor nga klinikat e QKUK-së e përbënin: Sadik Llullaku, Nexhmi Hyseni, Gani Çeku, infermieret Safete Shala, Myrvete Sopi, Burbuqe Berisha dhe Antigona Gashi, nga Klinika e Pediatrisë Valbona Stavileci, nga Klinika e Urologjisë, Destan Kryeziu, infermierët Trëndelinë Pllana dhe Arsim Menxhiqi.