Ekspertët britanikë: Vaksina nuk do ta eliminojë totalisht Coronavirusin, duhet të mësohemi të jetojmë me të

Ekspertët britanikë: Vaksina nuk do ta eliminojë totalisht Coronavirusin, duhet të mësohemi të jetojmë me të

Ekspertët shëndetësorë të Britanisë kanë paralajmëruar se Coronavirusi nuk mund të zhduket përfundimisht edhe pas daljes së vaksinës dhe se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të, njofton Insajderi.

Një prej profesorëve, Sir Jeremy Farrar, deklaroi se ajo nuk mund të jetë e gatshme deri në muajin dhjetor, raporton Ora News.

Gjithashtu ai u shpreh se njerëzit do të jetojnë me virusin për dekada me radhë.

“Asgjë nuk do të kthehet në normalitet për Krishtlindje. Virusi nuk do të largohet. Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të edhe nëse ne prodhojmë vaksinën apo medikamente të tjera”.

Këto deklarata vijnë menjëherë pasi kryeministri anglez Boris Johnson paralajmëroi 1 javë më parë se shpreson që të kthehet normaliteti për Krishtlindje./Insajderi.com