fbpx

Ekspertët gjermanë nisin punën në QKUK, shoqërohen nga ministri Ismaili

Ekspertët gjermanë nisin punën në QKUK, shoqërohen nga ministri Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka shoqëruar sot ekspertët e kompanisë gjermane ICME dhe kanë vizituar sot QKUK-në për të parë nga afër gjendjen e klinikave të saj.

Kjo vizitë vjen pas kontratës që Ministria e Shëndetësisë e nënshkroi dje me një nga kompanitë lidere në botë në menaxhim spitalor.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit, sipas përvojave ndërkombëtare.

Me këtë vizitë nis edhe zyrtarisht puna në terren e kësaj kompanie, e cila, brenda gjashtë muajve, do t’i ndihmojë spitalet kosovare që të zhvillojnë një koncept funksional mjekësor, që është çelësi i një strukture të suksesshme shëndetësore.

Ekspertët gjermanë me përvojën e tyre do ta ndihmojnë sistemin shëndetësor të Kosovës në forcimin e kapaciteteve në financimin shëndetësor, menaxhimin financiar, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin informativ dhe menaxhimin e pajisjeve dhe inventarit.