Ekspertët: Mini-Schengeni ide e dështuar – iniciativë paralele e integrimit në BE

Ekspertët: Mini-Schengeni ide e dështuar – iniciativë paralele e integrimit në BE

Njohësit e çështjeve politike në vend e kanë konsideruar të dështuar si ide, iniciativën e Mini-Shengenit Ballkanik, madje edhe paralele për integrim në Bashkimin Evropian, njofton Insajderi.

Kështu thotë Visar Xhambazi nga D4D, në prezantimin e punimit “Mini-Schengeni dhe Bashkëpunimi Rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”.

Duke e quajtur “perspektivë të vogël për bashkëpunim rajonal deri në integrimin në BE”, Xhambazi ka thënë se ajo dështoi edhe në informim të qytetarëve rreth nismës.

“Dështoi se Mali i Zi e Bosnja nuk iu bashkua me arsyen se pengon rrugën drejt integrimit në BE. Pra Mini-Schengeni nuk ka arritur të sigurojë përkushtim nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i mungojnë mekanizmat strategjik, koordinues dhe zbatues”, është shprehur ai në prezantim.

Marko Savkoviq nga Fondacioni për Ekselencë Politike në Beograd, ka thënë se integrimi ekonomik është tregimi i vetëm i suksesit që mund të vijë shpejt në shprehje.

Ndërkaq, Donika Emini nga CiviKos ka thënë se problemi ishte se iniciativa është shtyrë nga jashtë dhe jo nga brenda shteteve të Ballkanit.

“Mini-Schengeni nuk është i momentit. Ka qenë e paqarte si ide, edhe vendi problematik Novi Sadi, kur dihet se edhe ish-presidenti Hashim Thaçi ka pas probleme me qenë fizikisht atje”, ka thënë ajo. /Insajderi.com