Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për mos liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Ben-Meir thotë se vendimi i BE-së për të vonuar këtë proces do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave në këtë vend, BE po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës.
“Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave. Vendimi i BE-së për vonimin e këtij procesi do të luajë vetëm në duart e Serbisë dhe Rusisë, por duke mohuar liberalizimin e vizave ndaj këtij vendi, BE-ja po lejon Turqinë të ndikojë në shoqërinë e irrituar të Kosovës”, ka shkruar Ben-Meir.
Para disa dite edhe ish-i dërguari i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka hedhur kritika ndaj BE-së për liberalizim të vizave. /Insajderi.com