de Volkskrant ka shkruar një artikull lidhur me Gjykatën Speciale që do të funk" />

Eksperti holandez i drejtësisë: Kosova nuk ofron siguri për dëshmitarët e mbrojtur

Eksperti holandez i drejtësisë: Kosova nuk ofron siguri për dëshmitarët e mbrojtur

Mediumi holandez de Volkskrant ka shkruar një artikull lidhur me Gjykatën Speciale që do të funksionalizohet së shpejti në këtë vend, duke rikujtuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të jetë njëri nga të akuzuarit.

Duke iu referuar një interviste me kryeprokurorin David Schwendiman, i cili ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, Volkskrant shkruan se edhe Thaçi mund të jetë në bankën e të akuzuarve marrë parasysh se ai është akuzuar publikisht për trafikim me organe.

De Volkskrant ka biseduar edhe më njohës të çështjeve të drejtësisë në Holandë, Chirstofer Lamont, i cili ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk i beson drejtësisë në Kosovë dhe se në Kosovë ka munguar vullneti politik për të trajtuar këto çështje.

“Një problem serioz është ofrimi i sigurisë për dëshmitarët e mbrojtur.  Kosova është vend  i vogël ku informacioni shpërndahet me shpejtësi.  Ka pasur në të kaluarën raste të frikësimit e ndërhyrjes tek dëshmitarët,” ka thënë ai.

Në konferencën e parë të mbajtur më 15 shtator, zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë thënë se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë mbrojtjes së dëshmitarëve./Insajderi.com