Eksperti i sigurisë kibernetike: “Fake News” dhe cenimi i privatësisë – shqetësime serioze

Eksperti i sigurisë kibernetike: “Fake News” dhe cenimi i privatësisë – shqetësime serioze

Komuniteti për siguri kibernetike dhe privatësi (CSP), është i shqetësuar për shfrytëzuesit e hapësirës kibernetike, për shkak të cenimit të privatësisë dhe ekspozimit me lajme të rrejshme.

Mentor Hoxhaj, udhëheqës i CSP-së përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se institucioni që drejton ai në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur shqetësimet mbi rrezikun nga “Fake news”,  e kjo u vërtetua dje kur një lajm i rremë shkaktoi kaos në Shqipëri dhe mijëra qytetarë kaluan natën nën qiell të hapur.

 

“Fake news” është potencialisht shumë i rrezikshëm dhe për hapësirën kibernetike, në Kosovë. Kjo duke ditur se sa me lehtësi kopjohen dhe shpërndahen “postimet” nga autorët anonimë.CSP-ja mbetet e përkushtuar në luftimin e lajmeve të rreme! Dhe ne mirëpresim mbështetjen e mediave , ethical hacer dhe të gjithë ju, që të fitojmë ketë betejë në hapësirën kibernetike”, ka shkruar Hoxhaj,

 

Ai më tej, ka shtuar se CSP-ja kërkon nga partitë politike te respektojnë privatësinë dhe vullnetin e lirë qytetarëve.

“Mirëkuptojmë veprimet politike në kuadër te fushatës elektorale, por kjo nuk nënkupton shqetësimin e qytetarëve me marketing te drejtpërdrejt dhe ekspozimin e të dhënave personale.
Qytetarë te nderuar në çdo rast kur mendoni qe privatësia e juaj është cenuar na kontaktoni.
Me qëllim te bashkërendimit të veprimeve tanimë kemi kontaktuar Facebookun.
Njëkohësisht mirëpresim te gjitha partitë politike për të punuar se bashku për krijimin e një hapësirë kibernetike miqësore dhe të sigurt”, ka përfunduar Hoxhaj.