Eksperti izraelit për ambasadën e Kosovës në Jerusalem: Tregoi se politika e jashtme nuk i varet nga Turqia dhe BE

Eksperti izraelit për ambasadën e Kosovës në Jerusalem: Tregoi se politika e jashtme nuk i varet nga Turqia dhe BE

Eksperti në Institutin e Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Izrael, Remi Daniel, ka deklauar se Kosova me vendimin për ta pasur ambasadën në Jerusalem ka krijuar një mundësi të dëshmojë se politika e saj e jashtme nuk varet nga Turqia dhe Bashkimi Evropian.

Kjo pasi Ankara dhe Brukseli zyrtar ishin kundër që Kosova ta ketë amabsadën në Jerusalem.

Por, pos kësaj eksperti në Izrael beson se ekonomia e zhvillimi do të jenë kahja e raportit në mes Kosovës dhe Izraelit.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai po ashtu tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë konflikti në mes të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të shndrrohet sikur ai izraelito-palestinezë dhe greko-turk. /Insajderi.com