Eksperti kosovar për tensionin Iran-Shba: Vrasja e Soleimanin nuk ishte vetëm politikë e Trumpit

Eksperti kosovar për tensionin Iran-Shba: Vrasja e Soleimanin nuk ishte vetëm politikë e Trumpit

Besnik Tahirin, që me aktivitet për zgjedhjet dhe demokratizim, ka punuar gjatë në regjion e Lindjes së Mesme, për InDoks ka thënë se vrasja Soleimanin nuk ishte vetëm politikë e Presidentit Trump.

Ai ka thënë se vrasja ishte për ta larguar vëmendjen e publikut nga nisma e opozitës atje për ta shkarkuar për aferën me Ukrainën.

“Absolutisht ka qenë dyshim faktik për atë pjesë tani Irani më këtë në kontekstin  fundit është bërë një vendoshmëri e Trumpit. Kur është sulmu në Irak është sulmu mi fitu apo mi humb zgjedhjet në këtë rast evidenca siç shihte e kanë pasur u tha që në një intervistë Pompeo ka një rol të rëndësishëm edhe Shtëpia e Bardhe po flasim për një aparat të gjerë të vendimmarrjes e cila i ka analizuar pasojat që munden me qenë në këtë goditje”, ka thënë Tahiri.

Tahiri  ka folur edhe për interpretimin e konfliktit Iran-SHBA nga perspektiva kosovare.

“Kosova i ka 2 milionë banor kaniher krijohet një bindje që krejt bota sillet rreth nesh. Amerika ka një agjendë të paktën në dialog është një mentor i shtetit të Kosovës, kur bëhet me ditë na në Prishtinë se çka mendon Amerika në Ëashington i mshelin zyret e tyre”, ka thënë Tahiri.

Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore/InsajderiInDoks