Ekspozitë e përhershme me dëshmi të krimeve të luftës në Prishtinë

Ekspozitë e përhershme me dëshmi të krimeve të luftës në Prishtinë

Materiale përmes së cilave dëshmohen krimet e luftës në Kosovë do të ekspozohen së shpejti në bibliotekën Hivzi Sylejmani në Prishtinë.

Një gjë e tillë do të mundësohet pas nënshkrimit të një memorandumi mes Komunës së Prishtinës me Ambasadën e Zvicrës dhe Fondin për të Drejtën Humanitare, që do ta ndihmojnë projektin.

Ekspozita me audio-incizime, video-incizime dhe materiale të tjera do jenë në ekspozitë të përhershme dhe do të jenë të qasshme nga të gjithë.

“Kjo ekspozitë do të jetë e qasshme për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë më shumë detaje për krimet e luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës./Insajderi.com